Pyetjet e bëra më shpesh

Nëse Vki është mes 35/40 dhe sëmundje tjera që lidhen me obezitetin dhe ata që Vki e kanë më lartë se 40. Prejkritereve që kërkohen janë; të mos ketë probleme hormonale, të mos jetë i varur nga alkooli dhe narkotikët. Në rast se përfshihet në programet e të ushqyerit të shëndoshë,

Pavarësisht nëse është përfshirë ose jo në programet e të ushqyerit, në rast se obezitetin e ka prej 3 vitesh e këndej, mund të vendoset për metodën kirurgjike. Pacientët që i nënshtrohen Kirurgjisë së obezitetit duhet të jenë mes 18 e 65 vjeç, dhe analizat duhet të mos jenë pengesë për operim.

Ndjekja që bëhet pas Kirurgjisë për Obezitet, për shkak se ndikon drejtpërdrejtë në operacionin që realizohet, procesi i ndjekjes është tejet i rëndësishëm. Analizohet procesi i 9 ose 10 ditëve që vjen pas operimit, shikohet nëse pacienti ka apo jo ndonjë komplikim dhe kështu vendoset nëse të ushqyerit dhe funksionet jetike i ka normale apo jo. Pas operacionit, pacienti i bënkontrollat rutinore në muajt 1-3-6-9-12-18-24, kontrollohen gjithashtu analizat e gjakut, sheqeri, insulina, enzimet e mëlçisë, funksionet e veshkës, vitaminat dhe mineralet. 

2 javët e para pas operacionit është periudha e lëngut të pastër. Të gjitha ushqimet e përgatitura gjatë kësaj periudhe duhet të jenë të lëngshme afër temperaturës së trupit. Preferohen ushqimet e lëngëta  me gllënjkë me përmbajtje të lartë proteinash  (qumësht i skremuar ose gjysëm i skremuar, dhallë, mish i kulluar, pulë, supa me perime të përgatitura me lëng kockash, vermiçeli dhe supa të tjera shtuar miell, etj.). Duhet të keni kujdes që brenda ditës ta konsumoni 1-1.5 litër ujë. Mungesa e proteinave dhe energjisë që mund të shfaqen gjatë kësaj kohe, plotësohen me produket ushqimore mjekësore që jepen nga dietologu. Javët e 3-të dhe të 4-t pas operacionit janë periudha e puresë.

Pacientin e presim në aeroport dhe e sistemojmë në spital. Gjatë ditës së njëjtë i bëjmë analizat për operacion. Nëse nga këto analiza del se nuk ka pengesë për operim, të nesërmen e planifikojmë operacionin. Operacioni zgjat rreth një orë. Pas operimit në spital qëndron 3 ditë. Në spital dhoma ju përket juve dhe përcjellësit. Në ato dhoma ka toalet dhe banjë specifike për ju. Pasi të liroheni nga spitali, juve dhe përcjellësit ua mundësojmë të qëndroni dy ditë në hotel. Pastaj ua mundësojmë transferin nga hoteli në aeroport. 

Pasi ta përfundoni operacionin për zvogëlim të lukthit dhe të liroheni, mund të bëni ecje. Pas dy muajsh, niveli i sportit dhe shpeshtësia e tij mund të rriten.

Operacioni i stomakut me tub është një metodë kirurgjikale efektive dhe e përhershme e obezitetit. Me operacionin Tube Stomach (stomaku si tub) , ju mund të humbni afërsisht 75% dhe më shumë të peshës suaj të tepërt. P.sh. Një person që është 160 cm i gjatë dhe 120 kilogramë ka një indeks mesatar të masës trupore prej 47 kg/m2. Me operacionin Tube Stomach synohet të humbas mesatarisht 55-60 kg.

Përdorimi i vitaminave pas operacionit mbi obezitetin është shumë i rëndësishëm. Sidomos në 6 muajt e parë, pacientët duhet të përdorin vitaminat e nevojshme në mënyrë të rekomanduar nga mjekët e tyre.

Pas operimit të lukthit tub mund të mbetesh shtatzënë. Pas operimit trupi do t’i nënshtrohet shumë ndryshimeve. Andaj për shtatzëni të sigurtë dhe të shëndoshë, për të humbur peshë së paku rekomandohet të prisni 12-18 muaj.

Njëri ndër gabimet më të shpeshta që i bëjnë pacientët pas Operacionit për Obezitet është mos-kujdesi në konsumin e ujit. Pacientët brenda ditës duhet t’i konsumojnë 1.5-2 litër ujë.

Kapsllëku është një nga ankesat më të shpeshta pas operacionit për obezitet.   
Ndodh për shkak të mos marrjes së sasisë së mjaftueshme të ujit ose lëngjeve nga ana e pacientit. Për shkak të zvogëlimit të sasisë së ushqimit që e merr, pakësohet edhe dëshira për të pirë ujë. Qoftë edhe nëse nuk e kanë ndiesinë e etjes, pacientët brenda ditës duhet ta pijnë nga një litër ujë, kurse gjatë ditëve në vazhdim nga dy litër ujë.
Përveç kësaj, ecja do të përshpejtojë lëvizjet e zorrëve dhe do të korrigjojë problemin e kapsllëkut. Nëse problemi i kapsllëkut vazhdon pavarësisht të gjitha masave paraprake, mund të jepet një zgjidhje me medikamente. Për këtë çështje duhet të merrni ndihmë nga mjeku juaj.  
 

Përkundër faktit se nuk dihen saktë arset e obezitetit, si të tilla pranohen të ushqyerit e gabuar dhe i tepruar, pamjaftueshmëria e aktiviteteve fizike. Krahas këtyre faktorëve, edhe shumë tjerë sikurse janë ata gjenetikë, ambiental, neurologjik, fiziologjik, biokimik, socio-kulturor dhe psikologjikë. Arsyet kryesore që ndikojnë në shfaqjen e obezitetit janë si më poshtë: Shprehitë e të ushqyerit të gabuar dhe të tepruar, aktiviteti i pamjaftueshëm fizik, mosha, gjinia, niveli arsimor, faktorët socio-kulturor, gjendja e të ardhurave, faktorët hormonal dhe gjenetik si dhe problemet psikologjike. Zbatimi i dietave me shpeshtësi të të ushqyerit dhe energji të ulët, përdorimi i duhanit dhe alkoholit, përdorimi i disa ilaçeve (Kryesisht ato anti-depresive) numri i lindjeve dhe distanca kohore mes tyre.        

Problemet shëndetësore/faktorët e rrezikut të shkaktuar nga obeziteti: Problemet shëndetësore/faktorët e rrezikut të shkaktuar nga obeziteti:Rezistenca ndaj insulinës – Hiperinsulinemia Diabetes Mellitus i Tipit 2 (Diabeti) Hipertensioni( tensioni I lartë) Sëmundja e arterieve koronare Hiperlipidemia – Hipertrigliceridemia (Rritja e Yndyrave në Gjak) Sindroma metabolike Sëmundjet e fshikëzës së tëmthit Disa lloje të kancerit (tek gratë kanceri I fshikëzës se tëmthit , endometriumit, vezoreve dhe kanceri I gjirit, ndersa tek meshkujt kanceri i zorrës së trashë dhe prostatës ), Osteoartriti Paraliza Apnea e gjumit Dhjamosja e mëlqisë Astma Vështirësi në frymëmarrje Komplikimet e shtatzënisë Çrregullime menstruale Rritja e tepërt e kimeve Rritja e rreziqeve të operacionit Probleme mendore (Anoreksia nervosa (mos ngrënia) ose Blumia nervosa (vjella për mospërfitimi nga ushqimet e ngrëna ), Binge eating (ngrënia e tepërt), sindroma e të ngrënit gjatë natës ose përpjekja për të arritur kënaqësi psikologjike duke ngrënë diçka. më shumë) Keqpërshtatjet sociale . Infeksionet e lëkurës për shkak të indit dhjamor nënlëkuror të tepërt, veçanërisht si rezultat i humbjes dhe shtimit të peshës në intervale të shpeshta, infeksione mykotike në ijë (regjionin inguinal) dhe këmbë Probleme me sistemin muskuloskeletor.

Aplikimi i balones gastrike është një metodë humbje peshe jo kirurgjikale. Është një procedurë njëditore që nuk kërkon shtrimin në spital. Ai vendoset në stomak në mënyrë endoskopike. Lehtë për t'u aplikuar dhe e përsëritshme. Nuk mund të krijojë ndonjë ndryshim të përhershëm. Nuk qëndron në trupin tuaj për gjithë jetën. Pas 6 muajsh hiqet sërish me metodë endoskopike.

OPERACIONI TRANSIT BIPARTITION (OPERACIONI I DIABETIT) Nuk është një operacion bariatrik standard, qëllimi është aktivizimi i rezervave të papërdorura të insulinës që shkaktojnë diabetin, dhe duke i aktivizuar shmangia nga varësia e barnave te përdoruara duke mos shkaktuar varësi ndaj barnave te tjera dotëthotë është operacion qe nuk shkakton problem të thithjes së vitaminave. 
 Operacioni kryhet në mënyrë laparoskopike, pra i mbyllur, dhe qëndrimi në spital është rreth 3-4 ditë.

Edhe pse ka shumë përkufizime për obezitetin, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë përkufizimin më të thjeshtë dhe më të kuptueshëm; Akumulimi i tepërt i yndyrës në trup deri në atë masë sa dëmton shëndetin. Klasifikimi më i përdorur për të përcaktuar obezitetin është klasifikimi i obezitetit i përcaktuar nga OBSH. Ky klasifikim bazohet në Indeksin e Masës Trupore (BMI).

Është një procedurë që aplikohet për personat që kanë operacionin e stomakut me tub (zvogelimit te stomakut) ose operacionin e bypass-it të stomakut dhe nuk mund të humbin peshë të mjaftueshme ose fitojnë peshë përsëri pas humbjes. Pas operacionit të parë, mosbërja e kontrolleve të rregullta, mosbërja e një programi ushqimor me një dietolog, të ushqyerit me ushqime me kalori reduktojnë humbjen e peshës dhe madje shkaktojnë shtim në peshë. Nëse keni pasur obezitet (stomak me tub, zvogëlim i stomakut) ose  operacion te Bypass-it gastrik dhe nuk keni humbur mjaftueshëm peshë, me operacionin e rivizionit (rishikimit) mund të filloni përsëri të humbisni peshë dhe të shpëtoni nga sëmundjet shoqëruese që lidhen me peshën e tepërt.

Edhe pse tashmë dihen dëmet e diabetit, ne parashikojmë që do të jetë e dobishme të kujtojmë herë pas here. Tema në të cilën duam të fokusohemi në këtë artikull është efekti i saj në venat, në mënyrë në artikujt tanë të ardhshëm të mund të shpjegojmë dëmin që u shkakton organeve nëpërmjet venave .

Duke thënë se simptoma më e zakonshme është djegia në gjoks, Op. Dr. Demirtaş tha, “Disa njerëz mund ta ndiejnë këtë djegie në stomak, qafë, shpatulla apo edhe në shpinë dhe krah. Ndonjëherë i padallueshëm nga dhimbjet e zemrës.


Whatsapp

Hemen Ara

Instagram

Randevu