Operacioni i mbyllur i apendiksit

Operacioni i mbyllur i apendiksit

Fillimisht futet një gyp i hollë përmes kërthizës dhe zbrazëtira e barkut fryhet me afërsisht 4 litër gaz. Kjo fryrje e ngrit murin e barkut dhe mundëson hapësirë lëvizjeje për mjetet kirurgjike. Pastaj me një kamerë e cila është në formë të shkopit dhe e cila dërgohet brenda përmes gypit të futur nga kërthiza, dukja e brendisë shfaqet në ekranin televiziv. Kamerae rrit pamjen nga cilido kënd që të ketë nevojë. Pastaj futen edhe dy gypa të vegjël. Kirurgu operacionin e bën me mjetet që futen në këto vende dhe që janë në formë shkopi. 
Apendiksi hiqet duke lidhur dhe ndarë venën dhe rrënjën e apendiksit, ashtu si në kirurgjinë e hapur. Procedura zgjat rreth gjysmë ore. Gazi që gjendet në bark zbrazet dhe prerjet e vogla afrohen me qepje të fshehta dhe përfundon operacioni. Karakteristikat e operacionit; shikuar nga aspekti i plagës, konforit, kohës së qëndrimit shtrirë, ngjason me operacionin e bërë në mënyrë të hapur. Kosto është më e lartë se operacioni që bëhet në mënyrë të hapur. Është më i favorshëm se operacioni i hapur, veçanërisht në pacientët me vështirësi diagnostikuese ose probleme të tjera intra-abdominale, pacientë femra në fazën e pubertetit dhe pacientë obezë.
 


Whatsapp

Hemen Ara

Instagram

Randevu