NODULI I TIROIDIT

NODULI I TIROIDIT

Lezionet që janë të ndryshme nga parenkima e tiroides përreth dhe mund të ndahen radiologjikisht quhen nyje apo nodule te tiroidit. Përderisa frekuenca e nyjeve që mund të ndihen me dorë është 3 - 7%, frekuenca e nyjeve që nuk mund të zbulohen klinikisht, por të zbuluara me ultratinguj raportohet të jetë midis 20 - 76%. Shumica e nyjeve gjenden rastësisht gjatë ekzaminimit imazheral (ultrasonografi). Incidenca e nyjeve rritet me moshën.

Noduli i tiroidit
Kur në aspektin klinik zbulohet një nodul në tiroide, më e frikshme është se mund të jetë malinje. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se shumica e këtyre lezioneve janë beninje dhe pas një vlerësimi të mirë pacienti do të ndiqet më thjesht . Nodulet e tiroides mund të jenë të vetme ose të shumëfishta, të ngurta (solide), cistike ose të përziera, funksionale ose jofunksionale.

Kur zbulohet një nodul i tiroidit, qasja më e rëndësishme është të përcaktohet nëse nyja është beninje apo malinje. Probabiliteti i malinjitetit në nodule është 5%.

Faktorët që rrisin rrezikun e malinjitetit në nodule:

  • Paraqitja ne fazën e fëmijërisë
  • Gjinia mashkullore,
  • Noduli i ri I paraqitur mbi moshen 45vjec
  • Rritje e shpejte e nodulit
  • Shoqërimi I të ngjirurit te zërit
  • Ekspozimi ndaj rrezatimit ose marrja e radioterapisë në qafë në fazën e fëmijërisë
  • Prania e kancerit të tiroides në familje
  • Nodul i ftohtë në scintigrafi (probabiliteti i malinjitetit në noduset e ftohta arrin në 15%, ndërsa shkalla e malinjitetit në noduset e nxehta është <1%).
  • Në egzaminim prania e nodulit te madh, të fiksuar, të fortë me kufi të çrregullt
  • Pamje e rrezikshme ne ultrazër
  • Gjetjet ultrasonografike që rrisin mundësinë e malinjitetit të noduleseve:
  • Nodul I madh (>4 cm),
  • Pa halo,
  • Kontura te crregullta,
  • Nyje limfatike te rrezikshme ne qafe,
  • Struktura hipoekogjenike,
  • Kufij te crregullte,
  • Mikrokalcifikime,
  • Rritja e furnizimit me gjak në nodulet e përziera,
  • Në pozicionin tërthor (tranzverzal) lartësia e nodulit është më i madh se gjerësia .
  • Në cilat nodule duhet bërë biopsia aspirative me gjilpërë të imët të tiroides?
  • Të gjithë nodulet e forta (solide) më të mëdha se 10 mm
  • Të gjithë nodulet gjysmë të ngurta (semisolide) më të mëdha se 15 mm
  • Nodulet me potencial të lartë për malinjitet

Biopsia me gjilpërë duhet të kryhet në të gjitha nodule tek njerëzit që kanë një histori familjare të kancerit të tiroides, ose që kanë pasur radioterapi ose ekspozim ndaj rrezatimit në fëmijëri.

Në nyjet e pastra cistike, biopsia është e panevojshme nëse nuk ka pamje të rrezikshme në murin e cistës. Cistat e tipit B mund të drenohen nëse janë të mëdha.

 


Whatsapp

Hemen Ara

Instagram

Randevu