Operacionet e Obezitetit (Operacionet për zvoglim të stomakut - Operacioni Gastrik bypass)

Operacionet e Obezitetit (Operacionet për zvoglim të stomakut - Operacioni Gastrik bypass)

ÇFARË ËSHTË STOMAKU ME TUB (GASTREKTOMIA SLEEVE)?

Është një operacion obeziteti që kryhet me heqjen kirurgjikale të afërsisht 4/3 të lukthit qe ne popull njihet si operacioni i lukthit me tub . Emri i tij është vendosur në këtë mënyrë në popull, sepse forma e tij pas prerjes krahasohet me një tub. Ndryshe nuk behet fjale per futje te ndonje substance te huaj te dashur paciente.

Humbja e peshës mundësohet përmes mekanizmave të ndryshme. Lukthi i ri i sapo-frmuar, meqë është pakësuar në krahasim me atë të kaluarin, ngopja mundësohet me më pak ushqim dhe në këtë mënyrë ndikon që të marrim më pak kalori. Por ndikimi kryesor është mbi ndryshimin që e sjell te hormonet që e mundësojnë kontrolllimin e urisë, ngopjes dhe sheqerit të gjakut. Me rritjen e indeksit të masës trupore, funksionimi i këtyre hormoneve tani është i dëmtuar.

Duke marrë parasysh rezultatet afatgjata, operacioni i lukthit me tub është po aq efektiv sa edhe bypass-i gastrik që është më i vjetër, si në humbjen e peshës së pacientit ashtu edhe në korrigjimin ose rikuperimin e plotë të çrregullimeve metabolike si diabeti. Për shembull, që nga dita e daljes së pacientit nga operacioni, pra para se të fillojë të humbasë peshën, nivelet e larta të sheqerit në gjak për shkak të diabetit priren të normalizohen, medikamentet e përdorura për diabetin dhe insulina ndërpriten plotësisht ose pjesërisht. Përveç kësaj, operacioni i stomakut me tub është teknikisht një operacion me më pak komplikime sesa operacioni i bypass-it të stomakut. Me stomak tub; Është i privilegjuar pasi është një operacion restriktive, lejon që 50-60% e peshës së tepërt të humbet lehtësisht në një kohë të shkurtër, nuk ka nevojë për përshtatje të trupit të huaj,  ushqimet nuk ndryshojnë rrugën e kalimit në traktin intestinal pasiqë nuk ka ndryshim në hyrje dhe dalje të stomakut, qëndrimi në spital është më i shkurtër, dhe ka efekte pozitive në urinë, ngopjen dhe hormonet rregulluese të sheqerit në gjak në traktin gastrointestinal.

Përtej këtyre gjatë konsultimit me pacientin vendoset se cili prej këtyre operacioneve do të shihet më i përshtatshëm. Ndjekja që pason është po aq e rëndësishme sa vet operacioni. Nëse nuk e di si të ushqehet pas operacionit, mos-prezenca e doktorit dhe ekipit të tij derisa e përcakton formatin e jetës së re, dobitë e operacionit mund t’i bëjë të jenë të mangëta, mund ta vonojë arritjen e rezultateve të pritura dhe mund të shkaktojë probleme më serioze shëndetësore.

SI EKİP QË JEMI, E KEMI DETYRË QË T’I PËRGJIGJEMI PYETJEVE TUAJA DHE TË JEMI SË BASHKU ME JU GJATË KËSAJ RRUGE.


Whatsapp

Hemen Ara

Instagram

Randevu